UNDP i dhuron Policisë së Kosovës softuer për të përmirësuar sigurinë kibernetike

09.10.2019 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
UNDP i dhuron Policisë së Kosovës softuer për të përmirësuar sigurinë kibernetike

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi Policisë së Kosovës softuerin për ndërmarrje SPLUNK që do të përmirësojë mbrojtjen e të gjitha të dhënave të ndjeshme. Ky është një hap tjetër i Programit të Sigurisë në Kosovë (KSSP) / Luftimi i Krimit Kibernetik në Kosovë (C3K) në mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Kosovës dhe palët tjera të interesit në ngritjen e teknologjisë dhe kapaciteteve njerëzore për parandalimin e sulmeve kibernetike me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike në përgjithësi.

Softueri i ndërmarrjes SPLUNK do t’i ofrojë mundësinë Policisë së Kosovës të monitorojë të gjitha sistemet e informacionit në kohë reale dhe me qasje integruese. Kjo është thelbësore për mbrojtjen e të gjitha të dhënave të ndjeshme brenda Policisë së Kosovës. Softueri do të ngrisë aftësitë e zbulimit dhe t[I bëjë më efikase veprimet e sigurisë përmes reagimeve më të shpejta që për këtë qëllim, do të sigurojnë të gjithë organet e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në Kosovë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësues të Policisë së Kosovës, Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë dhe UNDP-së në Kosovë. Në emër të Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni, Drejtor i Departamentit për Shërbime Mbështetëse nënshkroi dokumentin e dorëzimit.

Komisioni Evropian e karakterizon krimin kibernetik si një gamë e gjerë e aktiviteteve të ndryshme kriminale ku kompjuterët dhe sistemet e informacionit janë të përfshira ose si një mjet parësor ose si një objektiv kryesor. Krimi kibernetik përfshin vepra tradicionale (p.sh. mashtrim, falsifikim dhe vjedhje identiteti), vepra penale të lidhura me përmbajtjen (p.sh. shpërndarja në internet e pornografisë ku përfshihen fëmijët ose nxitje e urrejtjes racore) dhe vepra që kanë të bëjnë enkas me kompjuterët dhe sistemet e informacionit si p.sh. sulme kundër sistemeve të informacionit, mohim të shërbimit dhe malware (softuer që ka për qëllim të dëmtojë ose çaktivizojë kompjuterët dhe sistemet kompjuterike).

Programi i Sigurisë i UNDP në Kosovë (KSSP) është plotësisht i integruar në institucionet përkatëse të sigurisë me një strategji mbështetëse për palët vendore të interesit përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse të sigurisë në zhvillimin teknologjik, zbatimin dhe harmonizimin e kornizës përkatëse ligjore, strategjive dhe planeve të veprimit sipas praktikave më të mira ndërkombëtare dhe direktivës së BE-së për sigurinë kibernetike me qëllim të rritjes së sigurisë publike për të gjithë qytetarët me fokus të veçantë në sigurinë kibernetike./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mesazhet e fundit që la Shqipdon Aliu para se të vdiste

Mesazhet e fundit që la Shqipdon Aliu para se të vdiste

Rama: Gratë dhe vajzat janë më pak të korruptuara se burrat

Rama: Gratë dhe vajzat janë më pak të korruptuara se burrat

“Der Spiegel”: Rama mban pushtetin përmes krimit të organizuar

“Der Spiegel”: Rama mban pushtetin përmes krimit të organizuar

Nusret Pllana: Dashtë zoti ndodh mrekullia e më fton Gjykata Speciale

Nusret Pllana: Dashtë zoti ndodh mrekullia e më fton Gjykata Speciale

Akademia Diplomatike fillon trajnimin intensiv për diplomatë të rinj

Akademia Diplomatike fillon trajnimin intensiv për diplomatë të rinj

Johnson kërcënon me zgjedhje dhe tërheqjen e ligjit për Brexit

Johnson kërcënon me zgjedhje dhe tërheqjen e ligjit për Brexit

Gjykata Speciale fton për intervistim Smajl Latifin

Gjykata Speciale fton për intervistim Smajl Latifin

Vogel: Njohja zyrtare e Kosovës nga Serbia ka qenë gjithmonë qëllimi final i BE-së

Vogel: Njohja zyrtare e Kosovës nga Serbia ka qenë gjithmonë qëllimi final i BE-së

Themelohet Task-Forca e përbashkët në mes të  Kosovës dhe së Maqedonisë së Veriut

Themelohet Task-Forca e përbashkët në mes të Kosovës dhe së Maqedonisë së Veriut

Afër 30 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara pa u numëruar

Afër 30 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara pa u numëruar

Punime në rrjet, KEDS paralajmëron qytetarët për ndërprerje të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS paralajmëron qytetarët për ndërprerje të energjisë elektrike

KPK miraton politikat e trajnimeve për prokurorë dhe stafin administrativ për vitin 2020

KPK miraton politikat e trajnimeve për prokurorë dhe stafin administrativ për vitin 2020

Ndalohen katër persona për Fajde dhe Detyrim

Ndalohen katër persona për Fajde dhe Detyrim

Shkup: Ngecjet në negociatat me BE-në dhe zgjedhjet, efekte negative në ekonomi

Shkup: Ngecjet në negociatat me BE-në dhe zgjedhjet, efekte negative në ekonomi

Konjufca zbulon se si do të ndahet pushteti në rast se arrihet koalicioni me LDK-në

Konjufca zbulon se si do të ndahet pushteti në rast se arrihet koalicioni me LDK-në

Osmani takohet me ambasadorin italian i cili shprehu gatishmërinë për përkrahjen e proceseve të rëndësishme në Kosovë

Osmani takohet me ambasadorin italian i cili shprehu gatishmërinë për përkrahjen e proceseve të rëndësishme në Kosovë