Unazën e kishte blerë 13 dollarë, gruaja mbetet pa fjalë kur shkon te argjendari – nuk e mori gjumi duke menduar se çfarë do të bënte me kaq shumë para (Foto)

E publikuar: 07/02/2019 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Amerikania e kishte blerë një unazë pak më shumë se tre dekada për vetëm 13 dollarë dhe deri kohët e fundit ishte e bindur se ajo ishte një xham i rremë që duket si një diamant.

Por, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nga kureshtja, ajo kishte marrë unazën dhe kishte shkuar tek argjendari, i cili e kishte befasuar, duke i thënë se ishte një diamant 26-karat.

Unaza për shumë vite ka qëndruar në një kuti të vogël për bizhuteri, dhe Debra e kishte gjetur rastësisht, derisa po kërkonte për gjëra të cilat mund të shiste.

“Ai (argjendari) më shikoi dhe më pyeti nëse unë e dija se çfarë kam sjellë. Pastaj ai tha se ky është një diamant shumë i shtrenjtë. Për pak nuk e humba vetëdijen, isha e tronditur. Pastaj shkova në shtëpi dhe atë natë unë nuk mund të flija, unë isha vetëm duke menduar se çfarë të do të bëja me kaq shumë para”, ka rrëfyer Debra.

Pastaj e dorëzoi atë në ankand, ku vlera e tij vlerësohej në rreth 970 mijë dollarë dhe e shiti atë për 611 mijë dollarë. Ajo tha se ishte e kënaqur me paratë që fitoi. /Telegrafi/