Unaza brenda avokados, trendi i fundit i propozimit për martesë (Video)

E publikuar: 21/02/2018 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pos ushqimit të mëngjesit dhe përzierjeve që përdoren për pije, të rinjtë e ditëve të sotme, po e përdorin avokadon edhe për të propozuar martesë.

Dashurinë për këtë super-fryt të gjelbër, e kanë ngritur në një nivel shumë të lartë, duke e zëvendësuar me kutinë e zakonshme, ku ndodhet unaza e propozimit për martesë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse në fillim dukej bizare, tashmë rrjetet sociale janë të mbushura me rastet, kur unaza me diamant, ndodhet pikërisht brenda avokadove.

Videoja e postuar më poshtë, tregon një prej rasteve të para në Shtetet e Bashkuara, ku partneri është ulur në gju, duke shprehur dashurinë me këtë fryt ekzotik. /Telegrafi/