Unai Emery largon prej skuadrës Bouldin dhe Lehmannin, sjell pesë anëtarë të ri të stafit teknik

E publikuar: 30/05/2018 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Unai Emery mund të ndajë rrugën me legjendat e Arsenalit, Steve Bould dhe Jens Lehmann.

Trajneri i ri i Arsenalit i është dhënë dritë jeshile për të emëruar pesë ndihmësit që kishte në Paris Saint-Germain.

Spanjolli do të sjell Juan Carlos Carcedon dhe Pablo Villan, të cilët do t’i zëvendësojnë Boro Primoracin dhe Bould.

Këtij të fundit i është kërkuar të jetë personi lidhës midis spanjollit dhe lojtarëve.

Gjithashtu pritet të ketë ndërrime dhe sa i përket edhe trajnerëve të portierëve, ku do të largohet Jens Lehmann dhe do të zëvendësohet me Gerry Peytonin.

Gjithashtu është vendosur që ekipit të strategut t’i bashkohet edhe Julen Masach, i cili do të zëvendësojë Tony Colbert si trajner fitnesi dhe analist e videove, Victor Manas.

Emery pret të ketë të gjithë stafin e kompletuar për javën e parë të korrikut para ndeshjeve të para sezonale kundër Atletico Madridit, PSG-së dhe Chelseat. /Telegrafi/