Unai Emery i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit

E publikuar: 15/02/2018 06:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madrid ka shënuar fitore në takimin e parë të fazës pas grupore në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët triumfuan para shikuesve të vetë në saje të tre golave të shënuar dhe një të pranuar kundër Paris Saint-Germain.

Pas takimit ka folur trajneri i skuadrës franceze, Unai Emeryt, i cili tërthorazi ka akuzuar gjyqtarët se kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.

“Shpjegimi është i thjeshtë, ne duhet të marrim parasysh 90 minutat e lojës. Ekipi ynë ka luajtur një lojë fantastike, por edhe pse rezultati nuk është i mirë, ne luajtëm me personalitet. Por me dy qëllimet e tyre të fundit ishte e vështirë”.

“Ndoshta çdo gjë është e vendosur nga detajet e vogla, gjyqtari nuk na ka ndihmuar, por ishte e qartë se na ka dëmtuar”, tha spanjolli.

Emery më tutje ka folur rreth gjyqtarit italian Gianluica Rocchi, të cilin e ka krahasuar me gjyqtarin e ndeshjes së vitit të kaluar, Deniz Aytekin, i cili u kontestua me gjykimin në takimin e PSG-së kundër Barcelonës.

“Po mund të jetë, u ripërsërit. Prej fillimit ishte më i afërt me Real Madridin, por për mua nuk ishte penalti në rastin e Kroosit. Ai përdori kritere të ndryshme sa i përket te Ramosi”.

“Unë kam shumë besim te ekipi, së pari e shoh rezultatin, i cili nuk është pozitiv, por mund të kthehemi, por jam i lumtur me ekipin tim”, tha Emery.

Ndryshe, takimi i ardhshëm mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 6 mars, në stadiumin Parc de Princes. /Telegrafi/