Ultimatumi i Vuçiqit: Shqiptarët i presim vetëm deri më 15 shkurt…

E publikuar: 26/12/2016 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A do të presin serbët deri në Sretenje (festa ortodokse qe festohet më 15 shkurt), e më pas vetë do të formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ashtu siç ka paralajmëruar sot Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq sot nuk është përgjigjur qartësisht, duke thënë se kjo është njëra nga idetë.

Ai, megjithatë, ka paralajmëruar se janë duke e pritur përgjigjen e shqiptarëve dhe të bashkësisë ndërkombëtare, që mos të shkohet më forcë për këtë tregim, kështu që ai sigurisht festën e Krishtlindjes ortodokse do ta pres me serbët në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Kjo është njëra nga idetë. Do të presim deri në Sretenje. Por ju e keni marrëveshjen e Brukselit, keni obligime që i keni marrë dhe ata në vend që të merren me përmbushjen e obligimeve të veta, tentojnë të merren me blerjen e serbëve”, ka thënë Vuçiq.

“Nëse keni menduar se serbët nuk kanë përgjigje, keni gabuar”, ka shtuar tutje ai.

Vuçiq ka thënë se sot ju ka bërë thirrje të gjithë serbëve në Kosovë për bashkim dhe që t’ju përmbahen vendimeve që i kanë marrë se bashku.

Megjithatë ai nuk ka treguar qartësisht se për çfarë bëhet fjalë.