Ulje temperaturash në pranverë

E publikuar: 01/04/2020 08:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore.

IHK njofton se temperaturat do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1 deri 2 gradë.

Kurse, të enjten do të karakterizohet me mot me vranësira të shpërndara dhe më rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Shtypja atmosferike do të regjistrojë vlera rreth normales, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri 11 m/s.