Ulet numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri, ja sa raste pozitive janë shënuar në 24 orët e fundit

E publikuar: 17/06/2020 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është shënuar një rënie e ndjeshme të numrit të të infektuarve me Covid-19, krahasuar me ditët e fundit.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 50 raste pozitive me koronavirus në vendin tonë.

Ndërkohë, dje u u shënua numri rekord i të infektuarve, ku u regjistruan plot 82 raste pozitive.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, shefja e Shërbimit të Sëmundje Infektive Najada Çomo i ka bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë masat si distancimi social, kufizimi i qëndrimit të ambiente publike dhe mbajtjen e maskave si e vetmja armë që kemi për t’u mbrojtur