Uldedaj synon titullin kampion bote në WBO Junior, bokson në Tiranë me argjentinasin Arganaraz

E publikuar: 04/12/2018 18:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj që e ka nisur shumë mirë karrierën me nëntë fitore dhe asnjë humbje (dy prej tyre me nokaut) është para meçit më të rëndësishëm të deritashëm në karrierën e tij.

21-vjeçarit do të boksojë për titullin e kampionatit botëror në WBO më 15 dhjetor në vendlindjen e tij në Tiranë të Shqipërisë.

Ndeshja do të zhvillohet në “Olympic Park Arena” nga ora 21:00.

Uldedaj do të përballet me 22-vjeçarin nga Argjentina, Nicolas Leandro Arganaraz (7-0, 2 KO).

Uldejaj në shkurt kishte mposhtur me pikë Jakub Synek.

Ndërsa së fundmi ai është ndeshur në shtator në Magdeburg, me Morgan Dessaux nga Franca, ku po ashtu fitoi unanimisht me pikë.

Për Uldedajn fjalë të mëdha ka folur edhe ish-kampioni evropian, boksieri i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi, duke e vlerësuar shumë lartë djaloshin.

Sipas Krasniqit, ai ka një stil të veçantë dhe ka të ardhme të madhe në bos. /Telegrafi/