Ukraina ndalon importin e disa mallrave ruse

E publikuar: 30/12/2015 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kievi ka bërë të ditur se do të miratojë ndalesën e importit të disa mallrave nga Rusia, në përgjigje të veprimeve të ngjashme nga Moska.

Kryeministri i Ukrainës, Arseny Yatseniuk, ka thënë gjatë takimit të kabinetit qeveritar se “për çdo veprim rus, Ukraina do të ndërmarrë kundërveprime dhe kundërmasa”.

Ai po ashtu ka thënë se qeveria do të ndryshojë taksat ndaj importeve ruse, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ministria e Ekonomisë dhe e Tregtisë e Ukrainës ka thënë se ka hartuar një listë prej 43 prodhimesh nga Rusia, importimi i të cilave do të ndalojë nga data 10 janar.

Prodhimet përfshijnë mishin, produktet e qumështit dhe alkoolit, pastaj pajisje të hekurudhave dhe lokomotivave.

Lufta me tregtinë është ndezur këtë muaj, kur Kremlini ka thënë se braktis një zonë të tregtisë së lirë me Ukrainën, për shkak të “rrethanave të jashtëzakonshme që prekin interesat dhe sigurinë ekonomike të Rusisë”