Ukë Rugova del para Gjykatës

E publikuar: 24/08/2016 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Djali i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, Uka është ulur sot në bankën e të akuzuarve pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ai është duke u akuzuar për veprat penale që ndërlidhën me krim të organizuar si shit-blerje vizash në ambasadën italiane në Prishtinë. Së bashku me Ukë Rugovën i akuzuar për këtë rast është edhe ish-ministri i kulturës Astrit Haraqija si dhe 19 persona të tjerë.

Astrit Haraqija, akuzohet për vepra penale të krimit të organizuar, mashtrim, ushtrim të ndikimit, kontrabandim me migrantë, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare si dhe Valon Selimit, Beg Shaqirit, Hasan Shaqirit, Azem Koskovikut, Alban Agushit, Haxhi Islamit, Ragip Gashit dhe Fadil Ahmeti në lidhje me veprat penale krim të organizuar, që lidhet me mashtrim, ushtrim të ndikimit dhe kontrabandim me migrantë.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga maji 2011 deri më shkurt 2014, Ukë Rugova ishte drejtues i një grupi kriminal i cili në këmbim të një shume prej 3000-4000mijë euro siguroi 556 viza shengen për 526 persona të ndryshëm nga gjithsej 614 aplikacione për vizë sa ishin bërë në ambasadën italiane në Kosovë. Ukë Rugova, ishte arrestuar me urdhër të prokurorit të EULEX-it, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me krim të organizuar, shitblerje-vizash, mashtrim dhe ushtrim të ndikimit, kontrabandë të emigrantëve, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.