UEFA zgjedh golin e Manes si më të mirin e javës në Ligën e Kampionëve (Video)

E publikuar: 14/12/2017 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar faza e grupeve në garën më të rëndësishme për klube në Evropë, Ligën e Kampionëve.

Tanimë të gjitha 16 skuadrat e kualifikuara kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre me të cilët do të takohen në muajin shkurt.

Por shtëpia më e madhe e futbollit UEFA ka zgjedhur edhe golin e javës së fundit në Ligën e Kampionëve.

Në sondazhin e hapur nga UEFA, më së shumti tifozë kanë votuar për golin e Sadio Manes të shënuar ndaj Saprtakut të Moskës.

Në këtë takim Liverpool triumfoi me rezultat të thellë 7-0.

Më parë çmimin e golit të javës e kanë fituar edhe Antoine Griezmann, Stephan El Shaarawy, Edin Dzeko, Cenk Tosun dhe Gareth Bale. /Telegrafi/