UEFA shqyrton pranimin e plotë të Kosovës më 25 shkurt

E publikuar: 12/02/2016 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

UEFA në Kongresin e radhës (më 25 shkurt, i jashtëzakonshëm, më 3 maj i rregullt) do të shqyrtojë propozimin për pranimin e Kosovës si anëtare e plotë, bën të ditur televizioni serb, B92.

Federata kosovare e futbollit aktualisht ka kufizime në paraqitje ndërkombëtare, pasi që FIFA në janar të vitit 2014 i lejoj Përfaqësueses së Kosovës ndeshje miqësore ndërkombëtare pa simbole shtetërore, transmeton Republika.info.

Në rast se UEFA e pranon Kosovën si anëtare fuqiplote, përfaqësuesja e shtetit tonë do të mund të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, derisa klubet kosovare në kupat evropian.