UEFA pritet ta përjashtojë Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

E publikuar: 13/05/2019 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City rrezikon seriozisht të përjashtohet nga gara më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve, për të paktën një sezon, për shkak të shkeljeve të dyshuara financiare.

Organi hetues i shtëpisë evropiane të futbollit (UEFA), është duke e zhvilluar një hetim ndaj Manchester City dhe pritet t’i kërkojë UEFA-s ta pezullojë kampionin e Anglisë nga Liga e Kampionëve, sipas New York Times, përcjell Gazeta Express.

Organi hetues i UEFA-s e është duke kryer hetim ndaj llogarive bankare të City, pasqyrimet e të cilave u zbuluar vitin e kaluar, pas akuzave se klubi, i cili është në pronësi të sheikut Mansour bin Zayed al-Nahyan, i kishte shkelur rregullat e Financial Fair Play të UEFA-s.

City ka mohuar çdo akuzë për shkeljen e rregullave të FFP-së.

Hetimi, i udhëhequr nga ish-kryeministri i Belgjikës, Yves Leterme, pritet të përfundojë në fund të kësaj jave apo javën e ardhshme dhe pritet të kërkojë që Manchester City të pezullohet nga Liga e Kampionëve për të paktën një sezon. /Gazeta Express/