UEFA ia heq 6 pikë Serbisë! (FOTO)

E publikuar: 29/03/2015 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

UEFA e ka lënë pa 6 pikë Përfaqësuesen e Serbisë.

Përfaqësuesja e Serbisë ka mbetur -6 pikë nga shtëpia evropiane e futbollit, UEFA.

Në renditjen e publikuar në faqen e UEFA-s, Serbisë i janë shkruar 6 pikë më pak, pra ajo ka -2 pikë.

Në realitet, Serbia ka një pikë, pasi asaj iu hoqën 3 pikë si dënim për tifozët në sfidën kundër Shqipërisë.

Gjithsesi, ky gabim në faqen e UEFA-s mund të jetë një paralajmërim se Serbisë mund t’i hiqen edhe tre pikët e fitores që iu dhanë padrejtësisht kundër Shqipërisë.

/express/