UEFA deklarohet për pretendimet e “Football Leaks” në lidhje me mashtrimet e Manchester Cityt dhe PSG-së

E publikuar: 14/11/2018 00:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Football Leaks” që njihet posedim të dokumenteve sekrete të klubeve dhe hedhjen e tyre në publik, ndërsa kishte pretenduar në një skandal të madh se si dy klubet e mëdha evropiane, Manchester City dhe Paris Saint Germain, i kanë ikur ‘Financial Fair Play’.

Sipas informacioneve të publikuara, struktura të larta të UEFA-s i kanë “mbyllur sytë” ndaj rasteve të shkeljeve të konstatuara nga këto dy klube.

Tani Paris Saint Germain edhe Manchester City, duhet të shqetësohen, pasi UEFA është shprehur e gatshme që t’i hap dosjet.

Thiago Silva i Paris Saint-Germain dhe Sergio Aguero i Manchester Cityt . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

“Nëse ka pretendime se klube të caktuara janë favorizuar gjatë shqyrtimit të respektimit të ‘Financial Fair Play’, atëherë ne jemi gati të rihapim edhe njëherë dosjet e tyre, për t’i analizuar nga e para”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.

Të dy klubet njihen për transferimin e lojtarëve të njohur me shuma marramendëse.

Kevin de Bruyne i Manchester City dhe Marquinhos i Paris Saint-Germain . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Ata kanë ndryshuar rrjedhën e tregut, sidomos PSG që në gjirin e saj ka dy lojtarët më të shtrenjtë në botë, Neymar dhe Kylian Mbappe.

“Football Leaks” po ashtu kishte hedhur edhe lajmin për Superligën e Evropës, që sipas tyre do të fillojë nga viti 2021 dhe do të ketë 16 klube elitare. /Telegrafi/