Uebhosti më i madh në Francë lë offline qindra uebsajteve Evropiane

E publikuar: 09/11/2017 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot Franca u zgjua me një problem madhor interneti falë ndërprerjes së energjisë në ofruesin më të madh në vend të hostimit.

OVH është një prej ueb hosteve më të respektuar në Evropë. Këtë mëngjes ata ndërprerje të energjisë ndërsa CEO i kompanisë zgjodhi rrjetin social për të lajmëruar konsumatorët.

Dy gjeneratorë ishin shkaktarët e problemit. Ndërprerja zgjati vetëm pak orë dhe rrëzoi edhe uebsajtin e kompanisë megjithëse uebsajtet e klientëve ishin funksionalë.

Sipas kompanisë ata kishin një problem elektrik në Strasburg. Plot 140,000 serverë u rindezën për të rikthyer në funksion uebsajtet e hostuara.

Pjesa më e madhe e uebsajteve të prekura ishin Evropiane. Sakaq #OVHGATE është shndërruar në një trend në Twitter. /PCWorld Albanian