Udinese-Torino ndajnë pikët

E publikuar: 31/10/2016 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

4 gola, shumë spektakël por asnjë fitues në Friuli. Përfundoi në barazim 2-2 sfida mes Udineses dhe Torinos me dy skuadrat që ndanë nga një pikë në një takim të cilin e luajtën vetëm për ta fituar. Edhe pse pritej të debutonte në Serinë A me Torinon, Arlind Ajeti nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri i skuadrës Granata Sinisa Mihajlovic. Në Udine sfida nisi më mirë për Torinon.

Miqtë arritën të zhbllokonin shifrat pas vetëm 15 minutash lojë me mesfushorin Marco Benassi që i shërbyer nga Belotti ndëshkoi portierin grek të vendasve Karnezis. Por edhe pse e panë veten në epërsi, miqtë nuk arritën të ruanin avantazhin pasi Udinese me dy gola të shpejtë në minutat 60 dhe 70-tën përmbysi shifrat në favor të saj. Fillimisht ishte francezi Cyril Thereau ai që barazoi ndërsa më pas kolumbiani Duvan Zapata shënoi edhe golin e dytë për Udinesen. Por që Torino të mos dilte pa pikë nga ky duel dhe të mos parakalohej nga friulanët në renditje mendoi Adem Ljajic që në të 77-tën realizoi një gol të bukur për shifrat përfundimtare 2-2./supersport.al/