Udhëtimi në tren me pamje nga perspektiva e makinistit (Video)

E publikuar: 25/05/2018 07:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë shpërndarë pamjet që tregojnë udhëtimin me tren nëpër Londër, me pamje nga perspektiva e makinistit.

Hekurudha e re e emëruar Elizabeth, për nder të mbretëreshës, fillon nga juglindja e kryeqytetit dhe kalon edhe nëntokë, për të dërguar në pjesën tjetër periferike, transmeton Telegrafi.

Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, e tregojnë strukturën e mahnitshme nëpër të cilën kalon treni, që nuk mund të shihen nga dritaret anësore.

Për momentin janë duke u bërë testimet përfundimtare, të trenit, bazamentit, stacioneve dhe tuneleve të shumta.

Kur të fillojë qarkullimi gjatë muajit dhjetor, do të lëvizë deri më 100 kilometra në orë. /Telegrafi/