“Udhëtimi në kohë”, britaniku pretendon se u dërgua në vitin 8973 dhe takoi robotë telepatikë (Video)

E publikuar: 07/10/2018 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

William Taylor pretendon se u dërgua nga Qeveria Britanike në një të ardhme të largët, ku njerëzit kanë të integruara pajisje teknologjike në trup dhe jetojnë përgjithmonë.

Madje, burri që pretendon se është udhëtari në kohë që vizitoi vitin 8973 dhe takoi robotë telepatikë, si pjesë e një projekti sekret të sponsorizuar nga inteligjenca britanike, e ka kaluar testin e së vërtetës, transmeton Telegrafi.

Gjatë rrëfimit kontrovers, ai ka thënë se qëndroi gjashtë orë dhe nuk donte të kthehej nga ajo utopi, ku nuk kishte krim apo konflikt, ndërsa gjendej zgjidhje për gjithçka.

Njerëzit që jetonin në atë kohë, sipas tij kishin pjesë teknologjike të kapura për trupi, kokat dhe sytë i kishin shumë të mëdha, gojën e vogël dhe ishin të bekuar me pavdekësinë.

“Krijesat e ngjashëm me jashtëtokësorë, ishin pasardhës të njerëzve të sotëm, ndërsa komunikonin me telepati. Të gjithë flisnin gjuhën angleze” ka thënë Taylor gjatë rrëfimit të tij.

Në anë tjetër, ai shprehet i pakënaqur me ato kohë, duke thënë se nuk donte të qëndronte më shumë pasi qielli dukej i errët dhe kishte ndotje gjithandej.

“Ndjeja se ka radioaktivitet dhe vendosa të kthehem sa më parë” ka thënë ai më tutje, ndërsa çdo përgjigje e tij vazhdonte të rezultonte e vërtetë nga pajisja matëse.

Udhëtimin që e bëri me një fluturake cilindrike, sipas Taylor në të ardhmen mund të bëhet edhe prej të tjerëve, ndërsa pas vitit 2018 mund të realizohet për të gjithë popullatës. /Telegrafi/