Udhëtimi me veturë nëpër rrugë, anash së cilës ka borë disa metra të lartë (Video)

E publikuar: 11/03/2019 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anët e një rruge malore në Sierra Nevada të Shteteve të Bashkuara, janë mbushur me borë që arrin deri në disa metra, pas reshjeve të vazhdueshme të ditëve të fundit.

Meteorologët raportojnë se në atë regjion, ka rënë deri në 12 metra borë, që tashmë ka përfunduar dhe nuk pritet të vazhdojë, transmeton Telegrafi.

Kjo do t’ju konvenojë shumë skitarëve dhe resorteve turistike, pasi sezoni i skijimit do të shtyhet edhe për më se një muaj, nëse temperatura nuk ngrohet së tepërmi.

Shoferi që po udhëtonte në atë zonë, filmoi skenat mbresëlënëse, të kalimit nëpër rrugën e pastruar, me mureve të larta të borës që ndodheshin anash. /Telegrafi/