Udhëtari i kujdesshëm ndaj bashkëshortes, që e kishte zënë gjumi në tren (Video)

E publikuar: 10/10/2017 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të pranishmit në një tren që po udhëtonte në Tajlandë, kanë parë një burrë të moshuar që nuk ia lëshonte krahun bashkëshortes dhe ia mbylli pullat e xhaketës, që të mos e ketë ftohtë.

Pamjet mbresëlënëse që mund t’i shihni më poshtë, janë hedhur në internet ku kanë bërë xhiro dhe morën shumë pëlqime, transmeton Telegrafi.

“Kjo është dashuri e vërtetë, me moshë, kujdesi vetëm sa duhet të shtohet”, është një koment lidhur me rastin.

Megjithëse është parë shumë herë brenda disa ditësh, ende nuk dihet se kush janë bashkëshortët që u komentuan në forma shumë pozitive. /Telegrafi/