UDB: Mbrenda Qershorit eliminohen dëshmitarët Gjykatës Speciale

E publikuar: 07/06/2015 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si në rastin e Kumanovës, media e Serbisë vazhdon me spekulue për sulme terroriste që priten me ndodhë në veri të Kosovës dhe Luginën e Preshevës.
Ata thonë se tre aksione janë planifikue me u krye nga 25 deri 28 Qershor. Kështu thekson gjenerali Momir Stojanovic ish-njeriu i parë i VBA (Agjencisë Ushtarake të Sigurisë) dhe kryetar aktual i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për kontrollin e shërbimit të sigurisë.
Krijuesit e këtyne sulmeve janë të vetëdijshëm se kjo nuk nuk ka me e komplikue situatën e sigurisë. Qëllimi i tyne asht para se gjithash eliminimi i disa personave që munden me qenë dëshmitarë kundër ish-pjestarëve të UÇK’s para Gjykatës për Krime lufte, që pritet me u formue në Kosovë. Meqë formimi i kësaj gjykate asht paralajmërue për shtator, terroristet kanë për detyrë që deri atëherë me i eliminue të gjithë dëshmitarët e palakmueshëm, – tha Stojanovic, simbas Express.
Ish-shefi i shërbimit sekret tha se informatat i ka marrë nga burime të mirinformueme që nuk mundet me i zbulue, edhe pse ai nuk lyp lejen e kujt për me i publikue.