UÇK u kthye në Kumanovë për t’i nxjerrë tre bashkëluftëtarë: Thonë se s’kanë ushtarë të vrarë e as të arrestuar!

E publikuar: 09/05/2015 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kishin mbetur deri para pak çastesh në “Kodrën e Trimave në Kumanovë”.
Pjesëtarë të UÇK-së kanë konfirmuar për Gazetën Fjala se një grup është kthyer për t’i nxjerrë nga luftimet ushtarët e mbetur në Kumanovë.
“Asnjë pjesëtarë nga radhët tona nuk janë dorëzuar. Tre prej tyre kanë mbetur atje, por edhe ata janë nisur tash për me i nxjerr. Ata të cilët janë arrestuar janë civilë”, thotë ky pjesëtar.
Sipas tij, Qeveria e Maqedonisë ka përhapur dezinformata se janë arrestuar pjesëtarë të UÇK-së.
“Këtë situatë e kanë inskenuar shteti maqedon për arsye se ata e humbën luftën në ora 11:00. Për t’u nxjerr me fitore kanë vazhduar me popullatë, e për t’i mbuluar vrasjet e tyre në popullin civil i kanë paraqitur si UÇK edhe civilët. Kështu që nga pjesëtarët e UÇK-së s’ka as të vrarë as të dorëzuar, veç të plagosur dy persona dhe askush tjetër”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.
Sipas tij, “beteja” e Kumanovës i është dedikuar “Komadantit Harun Aliu që u vra pesë vite më parë me Xhafer Shalën në Radushë të Shkupit”.
“Kjo luftë ka pasur me ndodhë me datën 12, pikërisht në datën kur u vranë Komadant Harun Aliu në Radush të Shkupit”, ka thënë ai.