UÇK është margaritar i qytetërimit evropian

27.09.2020 03:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
UÇK është margaritar i qytetërimit evropian

Nga Faton Abdullahu

UÇK- ja është vlerë e qytetërimit evropian. Në të vërtetë, UÇK-ja është margaritar i qytetërimit perëndimor në përgjithësi. A kam të drejtë të konstatoj kështu?
Kur kah fundi i shekullit të kaluar interesat gjeopolitike ruse janë konsoliduar për ta mbrojtur Jugosllavinë nga shpërbërja, si kusht i shtrirjes dhe rikthimit të tyre në Ballkan, përmes unitarizmit jugosllav të Millosheviqit, shqiptarët janë rreshtuar kundër këtij projekti. Faza më e lartë dhe më bindëse e këtij rreshtimi të shqiptarëve ka qenë përgjigja me luftë, konkretisht, lufta e UÇK-së (natyrisht edhe e UÇPMB-së dhe UÇK-së në Maqedoni). Shqiptarët në Jugosllavi nuk kanë mundur ta bëjnë këtë pa luftë, siç e bënë polakët me ‘Solidarnostin’ dhe Leh Valensën, as si çekët me Vacllav Havellin, bile as si rumunët me vrasjen kryetarit të tyre Qausheskut. Është dashur edhe një hap tutje. Është dashur të bëhet lufta për liri me armë në dorë, sepse kishim të bënim me një shtet që ofronte vetëm robëri me dhunë. Jugosllavia kurrë nuk ka qenë shtet demokratik. Ajo i ka bërë ballë shumë epokave dhe ndryshimeve, por jo demokracisë. Thjesht, Jugosllavinë e ka shpërbë liberal demokracia evro-perëndimore. Si askund në Evropën Lindore, kjo në Kosovë nuk ka mundur të ndodh kurrë pa luftë.
Kundër interesave ruse në Ballkan, kundër Millosheviqit si vazhdim i këtyre interesave, në anën tjetër, për liberal demokracinë perëndimore dhe për gjeopolitikën evro-atlantike, ka dal UÇK-ja me pushkë në dorë. Ashtu si dikur Skënderbeu i cili ju priu shqiptarëve me shpatë në dorë, për lirinë e tyre dhe e mbrojti Evropën duke ndalur hyrjen e osmanëve në kontinent, ashtu edhe UÇK- ja doli për lirinë e shqiptarëve dhe kundër interesave anti-evropiane ruso-serbe, në këtë rajon të Evropës. Prandaj, Skënderbeu është çmuar gjithmonë nga Evropa dhe krejt perëndimorët, për të njëjtën arsye nga të njejtit çmohet lufta e drejtë e UÇK-së dhe shteti i Kosovës që i ka themelet tek kjo luftë dhe ky rreshtim. Ajo çfarë bëri EULEX-i dje në Prishtinë dëshmoj se e ka harruar këtë të vërtetë, për më keq se po kthehet kundër kësa historie të lavdishme evropiane.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


UÇK është margaritar i qytetërimit evropian

UÇK është margaritar i qytetërimit evropian

Trump: Më mundin vetëm nëse ka parregullsi të mëdha

Trump: Më mundin vetëm nëse ka parregullsi të mëdha

Parashikimi i zymtë i OBSH-së për koronavirusin

Parashikimi i zymtë i OBSH-së për koronavirusin

Shqipëria e gatshme të fillojë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me BE-në

Shqipëria e gatshme të fillojë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me BE-në

Nagavci i reagon Mustafës: Mirë që edhe deklarativisht i hoqët vijat e kuqe për PDK-në

Nagavci i reagon Mustafës: Mirë që edhe deklarativisht i hoqët vijat e kuqe për PDK-në

Operohet infermieri që u ther me thikë në QKUK, kjo është gjendja e tij

Operohet infermieri që u ther me thikë në QKUK, kjo është gjendja e tij

Vuçiq: Trefishohet pro-amerikanizmi te serbët

Vuçiq: Trefishohet pro-amerikanizmi te serbët

Musliu: Amnistimi i veprimeve të EULEX-it, dëftesë e mjerimit politik të Hotit

Musliu: Amnistimi i veprimeve të EULEX-it, dëftesë e mjerimit politik të Hotit

OKB thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në Tripoli

OKB thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në Tripoli

​Gjykata Speciale: Nasim Haradinaj akuzohet për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve

​Gjykata Speciale: Nasim Haradinaj akuzohet për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve

22 vjet pas, dëshmitarët rrëfejnë për masakrën në familjen Deliu

22 vjet pas, dëshmitarët rrëfejnë për masakrën në familjen Deliu

​Zemaj: Nuk duhet të ekzaltohemi e të bëjmë lirimin e tepruar të masave

​Zemaj: Nuk duhet të ekzaltohemi e të bëjmë lirimin e tepruar të masave

Sulmohet me thikë një infermier në QKUK

Sulmohet me thikë një infermier në QKUK

Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

​Haradinaj- Stublla e njofton homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines për marrëveshjen e Uashingtonit

​Haradinaj- Stublla e njofton homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines për marrëveshjen e Uashingtonit

Të hënën në Speciale nis seanca ndaj Salih Mustafës

Të hënën në Speciale nis seanca ndaj Salih Mustafës