UBT CERT regjistrohet në hartën digjitale të agjencionit “ENISA”

E publikuar: 04/12/2017 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i reagimit emergjent kompjuterik të UBT-së, e njohur si UBT CERT, ka arritur që të regjis.class=”m_1016388390140363728gmail-text_exposed_show”>trohet në hartën digjitale të Agjencisë Evropiane për Rrjeta dhe Siguri të Informacionit “ENISA”, duke hyrë kështu në mesin e shumë organizatave të regjistruara të cilat punojnë për mbrojtjen e të dhënave, privatësinë etj.

UBT CERT do të kontribuojë në agjenci për ndërgjegjësimin e shoqërisë në Evropë rreth sigurisë kibernetike, si dhe do të zhvillojë një rrjet me ekspertë të IT-së, të cilin edhe do ta promovojë në rajon dhe më gjerë.

Atdhe Buja, menaxher i UBT CERT, ka theksuar se teknologjitë e reja po riformojnë aspektin kibernetike, ku sipas tij, me inteligjencën artificiale po dalin si teknologji shkatërruese që ndikojnë në jetën tonë të përditshme.

Tutje, ai tha se përmes projekteve të përbashkëta do të promovohet një kulturë për sigurinë kibernetik, teksa shtoi se synimi është arritja e një niveli më të lartë të sigurisë kibernetike.
“Gjithnjë e më shumë siguria kibernetike po bëhet një sfidë në rritje për shoqëritë tona. Të drejtat tona në internet janë në rrezik, andaj edhe ne si ekip do të ndihmojmë shumë në aspektin e sigurisë kibernetike”, ka thënë Buja.

Agjencia Evropiane për Rrjeta dhe Siguri të Informacionit “ERISA” është qendër e ekspertizës për sigurinë kibernetike në Evropë. Selia e agjencisë është në Greqi, derisa ka edhe një zyrë operacionale në Athinë. Në këtë organizatë janë të anëtarësuar vetëm tetë shtete që janë pjesë e Bashkimit Evropian. /PCWorld Albanian