Uber fillon ndalimin e përdorimit të makinave me naftë në fund të 2019-ës

E publikuar: 16/09/2017 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Uber nuk do të përdorë makina me naftë në Londër pas 2019-ës ndërsa transportit në kryeqytetin Britanik do të realizohet nga makina elektrike ose hibride.

Disa prodhues tradicionalë makinash kanë bërë publike planet e tyre muajt e fundit për të elektrifikuar një pjesë të madhe të modeleve të tyre.

Volvo ishte kompania e parë e cila tha se makinat e saj së shpejti do të jenë vetëm elektrike dhe hibride.

Britania nga ana tjetër ka ndaluar përdorimin e makinave me naftë dhe benzinë pas 2040-ës.

Uber i cili u përball në muajt e fundit me skandale seksuale brenda kompanisë por përpiqet të rikuperojë imazhin pas largimit të bashkëthemeluesit Travis Kalanick.

Megjithatë telashet për Uber nuk përfunduan këtu. Kompanisë ju ndalua aktiviteti në Itali për tju rikthyer tre javës më pas nga presioni i taksistëve tradicionalë. /PCWorld Albanian