Uber blen 24,000 Volvo XC90

E publikuar: 20/11/2017 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Uber bëri të ditur se do të blejë 24,000 makina Volvo me sistem vetëdrejtimi dhe është hapi i parë nga një kompani e cila zotëron një aplikacion taksi në një kompani me një flotë makinash.

Kompania e cila ka në pronësi Volvon, Geely, bëri të ditur ditën e Hëne se do të ofronte për Uber modelin XC90 së bashku me teknologjinë e vetëdrejtimit.

Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se bëhet fjalë për 24,000 modele. Sistemi i vetëdrejtimi i cili do të implementohet tek makinat Volvo është ende nën zhvillim nga Uber.

Nëse marrëveshja përfundohet me sukses, atëherë do të kishim blerjen më të madhe në histori të makinave. Një Volvo XC90 kushton të paktën 50,000 dollar.

Prej mëse një viti Uber ka testuar prototipe të ndryshme së bashku me shoferë të cilët ndërhyjnë në sistemi dështon.

Makinat do të jetë të disponueshme me anë të aplikacionit Uber të cilat marrin pasagjerët.

Detajet financiare të marrëveshjes nuk janë publikuar por blerja do të shënonte një pikëkthese për Uber nga modeli aktual i biznesit me shoferë privatë të kontraktuar. /PCWorld Albanian