U11 Plus është telefoni i radhës i HTC me ekran 18:9

E publikuar: 22/09/2017 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HTC ka pushtuar titujt e lajmeve ditët e fundit me blerjen e bujshme të divizionit të harduerit nga Google.

Tashmë sipas një raporti HTC ka planifikuar të nxjerrë në shitje një telefon tjetër: HTC U11 Plus.

U11 Plus do të ketë ekran me raporte 18:9 dhe do të përmbajë disa veçori të segmentit të lartë të telefonëve por me çmim më të ulët.

Këto janë specifikat e përmendura të telefonit:

  • Ekran 5.99-inç JDI me rezolucion 2880 x 1440
  • Qualcomm Snapdragon 835
  • 4 ose 6 GB RAM
  • 64 ose 128 GB memorje UFS 2.1
  • 12 MP kamër e pasme, 8 MP kamër frontale
  • IP68
  • QuickCharge 3.0
  • EdgeSense
  • USB U-Type

Nga sa u përmend më lart ka disa pika interesante që vlen të komentohen. Edhe pse shumica e karakteristikave të harduerit janë të ngjashme me U11, diferenca e madhe është kamera e frontale nga 16 megapiksel në U11 në 8 megapiksel në U11 Plus dhe certifikimi IP67 tek i pari dhe IP68 tek i dyti.

Po ekrani 18:9? Disa telefonë kanë adoptuar qasje të tillë si LG G6. Kur do të dalë në shitje? Sipas raportit U11 Plus prezantohet më 11 Nëntor në Kinë por mbetet për tu parë nëse do të shitet edhe në vend të tjera të botës. /PCWorld Albanian