U zgjodh moderatorja më e mirë, reagon Eni Çobani

E publikuar: 20/01/2018 08:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eni Çobani  ka arritur të fitojë pëlqyeshmërinë e  30% të votuesve, e ndjekur nga Arbana Osmani e listuar në vendin e dytë me 21% të votave.

Me një distancë më të madhe nga dy vendet e para, e treta është pozicionuar gazetarja Eni Vasili me 9% të klikimeve, ndërkohë që me një numër të barabartë votash janë listuar dy moderatoret e TV Klan, Alketa Vejsiu dhe Rudina Magjistari, me 7%.

Eni duhet të jetë ndjerë krenare që ka qenë e zgjedhuar mes shumë moderatoreve të tjera dhe ka ndarë në rrjetet sociale një foto që tregonte rrezultatin e sondazhit.

/Gazeta Express/