U transferua nëntë muaj më parë, por tani City dëshiron rinovimin me Jesus

E publikuar: 19/09/2017 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gabriel Jesus është një nga lojtarët më të mirë dhe më në formë te Manchester City, por praktikisht është një ndër më pak të paguarit.

Sulmuesi brazilian që zbarkoi në Janarin e këtij viti tek Citizens ka një pagë prej 70 mijë funte në javë, por tani ai është një titullar i padiskutueshëm dhe në 15 ndeshje si titullar ka shënuar 12 gola.

Klubi ka ndërmend të përmirësojë pagën e talentit brazilian me një kontratë të re ndoshta duke dyfishuar e në 140 mije funte.

Jesus dhe Sergio Aguero kanë treguar partneritet fantastik dhe kjo po gëzon shumë Pep Guardiolan.

Braziliani shënon gol çdo 88 minuta dhe duke parë këtë statistikë rinovimi është meritor. /SS/Telegrafi/

Askush si Jesus në histori të Ligës Premier kur vjen puna te mesatarja e golave për minutë