U tha se ‘tradhtoi’ PD-në për PS-në, reagon ashpër Çiljeta

E publikuar: 19/01/2021 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çiljeta ka reaguar pas pretendimeve të fundit lidhur me bindjet politike të saj.

Në medie së fundi ka qarkulluar një lajm, sipas së cilit Çiljeta ishte larguar nga Partia Demokratike, ngase ishte e zhgënjyer nga drejtimi i Lulzim Bashës, shkruan lajmi.net.

Madje, thuhej se këngëtarja ka deklaurar se tanimë vota e saj shkon për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

“Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli”, janë fjalët që pretendohej t’i kishte thënë Çiljeta.

Por, me anë të një postimi, artistja reagoi duke thënë se kjo ishte një intervistë e shpikur, ngase nuk ka folur lidhur me bindjet e saj politike.

“Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë timen ku flas sërish për politikë… nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjithë ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk jam larguar aspak si e zhgënjyer!”, shkruan ndër të tjera Çiljeta.