U shenua viktima e 33-të me COVID-19 në Kosovë

E publikuar: 14/06/2020 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vdes një 76 vjeqare me koronavirus. Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. e lindur në vitin 1944 nga komuna e Prizrenit, njofton Insajderi.

Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me Covid-19, si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19.