U rrit në Kosovë, por për të po luftojnë Milan dhe Napoli

E publikuar: 29/07/2017 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milot Rashica mund të bëhet futbollisti i parë në futbollin modern, që është rritur në Kosovë si futbollist por do të luajë në njërin prej ekipeve më të mëdha të Serie A, shkruan Gazeta Metro.

Dy gjigantët e futbollit italian, Milan dhe Napoli, janë në garë për shërbimet e mesfushorit ofansiv të Përfaqësueses së Kosovës, raportojnë mediat italiane.

Napoli është i pari që ka nisur kontraktet me Vitessen për lojtarin nga Vushtrria, por në garë janë futur edhe Rossonerët, që janë përforcuar shumë këtë verë.

“21 vjeç, mesfushor i majtë, por i aftë të luajë edhe në të majtë apo si mesfushor ofansiv qendror, sezonin e kaluar Rashica dha 14 asistime dhe shënoi 4 gola në 39 paraqitje, duke treguar  që është një ndër talentët më premtues të futbollit evropian”, shkruan ‘Il Sussidiario’ në lajmin për interesimin e 3 klubeve italiane për kosovarin.

Milani pritet të nis bisedimet zyrtare me Vitessen për Rashicën, pasi të ketë përfunduar blerjen e një sulmuesi, që është objektivi numër 1.

Por, për këtë duhet të mposhtë konkurrencën e Udineses që po investon në talentët e rinj dhe mund tu jap më shumë hapësirë për lojë.

Në garë është edhe Napoli, që ishte interesuar për Rashicën edhe sezonin e kaluar kur kartoni i lojtarit vlente 5 milionë euro. Pasi e rinovoi kontratën këtë verë deri në vitin 2020 me klubin aktual, Milot Rashica tani vlerësohet 8 milionë euro.

Ai kishte debutuar me 16 vjeç në Superligën e Kosovës me ekipin e Kosovës së Vushtrris, duke shënuar 10 gola në 21 paraqitje. /gazetametro.net