U reziston tre personave që deshën t’ia grabisin çantën në Gjilan

E publikuar: 16/05/2018 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi u ka rezistuar tre personave që tentuan t’ia grabisnin çantën në afërsi të shtëpisë.

Policia e Kosovës njofton se viktima ishte duke u kthyer me biçikletë për në shtëpi në mbrëmjen e së hënës në momentin kur është sulmuar nga tre personat.

“Të dyshuarit kanë shtënë nga arma e zjarrit, fatmirësisht viktima nuk është qëlluar, të dyshimtit më pas kanë ikur me një veture Audi e zezë, me targe vendore. Të dyshuarit nuk kanë arrit të marrin të hollat nga çanta e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë së Gjilanit.

Viktima është dërguar në Emergjence për tretman mjekësor nga lëndimet e pësuara besohet gjatë përleshjes me të dyshimtit.

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale së bashku me Krim teknikët kanë bërë procedimin e vendit të ngjarjes ,janë kontaktuar dëshmitarë okularë të cilët kishin parë fqinjin e tyre duke u kacafytur me tre persona të panjohur dhe kishin dëgjuar dy krisma të armës së zjarrit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, dhe një fishek i pa shkrepur, si dhe një predhë e armës -pistoletë. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.