U përurua stadiumi në Sadovinë të Vitisë

29.03.2019 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
U përurua stadiumi në Sadovinë të Vitisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka bërë sot përurimin e stadiumit të futbollit në fshatin Sadovinë të Jerlive të Vitisë bashkë me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin.

Në përurimin e stadiumit, ministri Gashi tha se kjo është ditë e veçantë jo vetëm për sportin e këtij lokaliteti, jo vetëm për sportin e qytetit të Vitisë por edhe për sportin kosovar e në veçanti për futbollin i cili është në kulmin e sukseseve.

“Viti 2018 ka qenë prej viteve më të mira në sport, është vit i veçantë edhe për sporte kolektive sepse si futbolli ashtu edhe basketbolli, hendbolli e volejbolli kanë pasur suksese dhe tashmë janë pjesë e futbollit, basketbollit, hendbollit e volejbollit ndërkombëtar. Këto janë të arriturat tona të përbashkëta, të shtetit, të Federatës, të qytetarëve, të sportistëve dhe sportdashësve”, tha ai.

Ai po ashtu falënderoi për bashkëpunim kryetarin Haliti dhe veçanërisht kryetarin e Federatës së Futbollit Agim Ademin. 

“Si rezultat i një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm, të mirë dhe të suksesshëm, ne jemi në fazën e ndërtimit të 12 stadiumeve të tilla në Republikën e Kosovës dhe të gjitha janë duke u bërë me një bashkëpunim mes Ministrisë së Sportit, FFK-së dhe të Komunave respektive ku po ndërtohen këto terrene”, u shpreh ministri Gashi.

Ministri përmendi edhe stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë duke njoftuar se në ditët në vijim do të nënshkruhet kontrata për renovimin e këtij stadiumi i cili po ashtu do të jetë stadium i kategorisë katër dhe kësisoj Kosova do të bëhet me dy stadiume ku do të mund të luhen ndeshje ndërkombëtare.

Gjithashtu, ministri Gashi dha edhe njoftimin tjetër të rëndësishëm për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar i cili siç njoftoi ministri do të ketë 30 mijë ulëse, duke thënë se gjatë muajve qershor-korrik do të vendoset gurëthemeli i këtij stadiumi.

Ndërkaq kryetari i FFK-së, Agim Ademi, fillimisht falënderoi ministri për punën e tij dhe tha: “Po të mos ishte ministri Gashi futbolli do të ishte shumë më mbrapa në aspektin e infrastrukturës sepse ky ministër dhe kjo Qeveri ka bërë të pamundurën që futbollit t’i krijoj bazën e tij”.

Në anën tjetër edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, falënderoi ministrin por edhe FFK-në për bashkëpunimin e tyre dhe po ashtu edhe klubin futbollistik “Vllaznia” për arritjet e tyre kulminante./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Nora Gjakova ia shton Kosovës 700 pikë Olimpike

Nora Gjakova ia shton Kosovës 700 pikë Olimpike

Bordi i AKP-së miratoi listën e valës së shitjes së aseteve me likuidim për 121 asete

Bordi i AKP-së miratoi listën e valës së shitjes së aseteve me likuidim për 121 asete

U përurua stadiumi në Sadovinë të Vitisë

U përurua stadiumi në Sadovinë të Vitisë

BE-ja nuk sheh alternativa për dialog pa pezullimin e taksës

BE-ja nuk sheh alternativa për dialog pa pezullimin e taksës

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndërton tre shtëpi në Malishevë

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndërton tre shtëpi në Malishevë

Veseli: Kosova do të jetë qendër e inovacionit në Ballkan

Veseli: Kosova do të jetë qendër e inovacionit në Ballkan

Përkundër sqarimit të Lekajt me ambasadorin e Zvicrës, reagon edhe Kosnet

Përkundër sqarimit të Lekajt me ambasadorin e Zvicrës, reagon edhe Kosnet

Matoshi në Stamboll: Mjedisi sfidë për rajonin

Matoshi në Stamboll: Mjedisi sfidë për rajonin

Nxënësit e Shkollës Fillore “Faik Konica” mësojnë për rolin e parasë në jetën e tyre

Nxënësit e Shkollës Fillore “Faik Konica” mësojnë për rolin e parasë në jetën e tyre

Zyra e BE-së: Funksionimi i KQZ-së është esencial për demokracinë e Kosovës

Zyra e BE-së: Funksionimi i KQZ-së është esencial për demokracinë e Kosovës

Beqaj në Prizren: “Inovacioni dhe ekonomia digjitale do të jenë identiteti ekonomik i vendit tonë”

Beqaj në Prizren: “Inovacioni dhe ekonomia digjitale do të jenë identiteti ekonomik i vendit tonë”

Së shpejti grupi punues për rimëkëmbjen e drejtimit të elektroenergjetikës në UP

Së shpejti grupi punues për rimëkëmbjen e drejtimit të elektroenergjetikës në UP

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së morën pjesë në shënimin e 10- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së morën pjesë në shënimin e 10- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Pal Lekaj sqarohet për deklaratat ndaj ambasadorit zviceran

Pal Lekaj sqarohet për deklaratat ndaj ambasadorit zviceran

Haradinaj takon përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të Vishegradit

Haradinaj takon përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të Vishegradit

Aktgjykim lirues për tre dashnorët policë që dyshoheshin që çuan në vetëvrasje kolegen e tyre

Aktgjykim lirues për tre dashnorët policë që dyshoheshin që çuan në vetëvrasje kolegen e tyre