U përfol se u nda nga Gjimshiti, bukuroshja serbe sqaron gjithçka (FOTO)

E publikuar: 09/10/2016 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, iu rikthye vëmendjes së publikut dhe mediave rozë, falë një raportimi të gazetave shqiptare se ai dhe e dashura e tij, Alisa, i kanë dhënë fund lidhjes pas një krize që kanë kaluar së fundi. Por në këtë lajm nuk ka asgjë të vërtetë.

Në një prononcim për “Prive”, e dashura e futbollistit të njohur e ka mohuar plotësisht informacionin që zuri vend në çdo portal të Shqipërisë e Kosovës:

“Sigurisht, e pashë lajmin. Normalisht nuk është i vërtetë. Me ne çdo gjë është në rregull, s’e di pse ata gjithmonë po shpikin” – është shprehur bukuroshja.

Më tej ajo ka sqaruar se përse kanë marrë vendim që të mos postojnë asnjë foto të tyren në rrjetet sociale:

“Ne nuk postojmë jetën tonë private të dashurisë në Instagram, sepse mendojmë që kjo nuk është interesante dhe jo gjithçka duhet zbuluar në publik. Javën e kaluar ishim në Itali”, sqaron Alisa.

Madje për të hequre dilemat e mundshme, ajo ka dërguar edhe një foto pranë redaksisë së ‘Prive’ për të treguar se mes saj dhe Beratit çdo gjë vijon të jetë po njëlloj.