U mbajt takimi i grupit për zbatimin e Strategjisë Shtetërorë për Riintegrim

E publikuar: 14/11/2018 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i grupit për zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Riintegrim të Qëndrueshëm tëPersonave të Riatdhesuar. Takimi u hap nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme,njëherit Koordinator Kombëtar për Riintegrim, z. Izmi Zeka.
Fillimisht zëvendësministri Zeka falënderoi të gjithëakterët që të janë përfshinë në implementimin e strategjisë, për punën që kanë bërë në kuadër të kësaj periudhe raportuese. Ai tha se pa punën e përbashkët tëgjithëve do të ishte vështirëtë kishin sukseset në procesineriintegrimit, sidomos që të kemi një strategji me standarde të BE-së.
“Buxheti qëështë ndarë për procesin e riintegrimit ka ndihmuar shumë që të kemi njëriintegrim të qëndrueshëm, pavarësisht se nuk i ka përbashkuar të gjitha kërkesat që kanë dalë nga menaxhimi i këtij procesi, megjithatë ka ndihmuar shumë për të pasurriintegrim të qëndrueshëm.”, theksoi zëvendësministri Zeka.
Zëvendësministri Zeka theksoi se duke parë fillimit e këtij procesi, MPB me një angazhim permanent ka bërë që nga një proces krejtësisht i ri për vendin tonë të bëhet sistem funksional, kjo falë edhe punës së Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, organizatave ndërkombëtare që kanë mbështetur dhe të gjithëaketerët e përfshirë.
Në fund zëvendësministri Zeka theksoi sukseset që janë arritur në kuadër të kësaj strategjie. Ai tha se gjatë periudhës janar –tetor në skemat e ndryshme të ri-integrimit kanë përfituar gjithsejtë 2843 persona, prej tyre 2309 janë përfitues në skemat e riintegrimit të qëndrueshëm. Po ashtu ështëbërë certifikimi i zyrtarëve për menaxhim të riskut, trajnime të shumta etj.
Në këtë takim një raport më të detajuar për projektet që janë realizuar e paraqiti, drejtoresha e Departamentit të Ri-integrimit tëPersonave tëRiatdhesuar, znj. FarijeTernava, si dhe të gjithëaktetët raportuan për institucionet dhe organizatat që përfaqësonin për angazhimet gjatë kësaj periudhe./Infosot/