U kritikua për xhaketën, Melanie Trump kundërpërgjigjet

E publikuar: 14/10/2018 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ishte një mister se pse zonja e parë e SHBA-ve veshi një xhaketë me mbishkrimin “Mua vërtet nuk më intereson, po ty?” në një vizitë tek Qendra e Fëmijëve Emigrantë gjatë muajit qershor.

Melania u kritikua shumë për këtë xhaketë nga mediat. Bashkëshorti i saj, Donald Trump i doli në mbrojtje duke thënë se ishte thjeshtë një xhaketë.

Por më në fund për këtë temë ka folur vetë Melania Trump. Në një intervistë për ABC News ajo u përgjigj se xhaketën nuk e veshi për fëmijët por për mediat, transmeton Indeksonline.

“Është e dukshme se xhaketën nuk e vesha për fëmijët por e vesha vetëm për të shkuar dhe dalë nga aeroplani” u shprehë Melania.

“Ishte për njerëzit dhe për mediat e krahut të majtë që më kritikojnë mua. Dua të ju tregoj atyre që nuk më intereson. Ju mund të kritikoni çfarë të doni. Por nuk më ndal mua të bëjë atë që më duket e drejtë” përfundoi Zonja e Parë.