U kërkoi të vendosin maskën para se të hyjnë në dyqan, vritet me plumb në kokë punonjësi i sigurisë

E publikuar: 05/05/2020 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Michigan ku një roje sigurie është qëlluar për vdekje për shkak se i kërkoi një klienti që të vendoste maskën para se të futej në një dyqan.

Viktima është Calvin Munerylan, 43 vjeç, i cili pavarësisht se u transportua me urgjencë për ndihmë mjekësore vdiq në spital. Nënkoloneli i Policisë së Shtetit në Michigan, David Kaiser sqaroi se ai ishte qëlluar me plumb në kokë.

Për këtë ngjarje janë nën akuzën e vrasjes me paramendim, Ramonyea Travon Bishop, 23 vjeç, Larry Edward Teague, 44 vjeç dhe Sharmel Lashe Teague, 45 vjeç .

“Nga të gjitha indikacionet, Munerlyan thjesht po bënte punën e tij duke zbatuar urdhrin e Guvernatorit për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe klientëve në dyqan.”

Si fillim, roja i sigurisë ka debatuar me Sharmel Lashe Teague pasi tha se duhet të vinte një maskë. Ajo nisi të bërtiste ndaj tij. Për shkak të debatit, roja kërkoi nga kasierët që të mos i shërbenin.

Pamjet tregojnë se gruaja u largua, por 20 minuta më vonë u kthyen dy burra të identifikuar si Ramoyea dhe Larry Teague./tch/