U injorua nga fotografët në festivalin e Kanës, vjen reagimi i aktores turke

E publikuar: 26/05/2017 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja turke Fahriye Evcen nuk ka kaluar pa bërë një koment në lidhje me atë çfarë i ndodhi në festivalin e Kanës.

29 vjeçarja bëri bujë në mediat rozë për shkak se askush nuk tregoi interes ta fotografonte ndërsa ajo parakalonte në tapetin e kuq të këtij festivali.

Megjithatë aktorja e ka një përgjigje:

“Rëndësia jonë në botë nuk është shumë e madhe. Jo të gjitha na njohin”

Gjithashtu, ajo ka shtuar se i gjithë eventi ishte një eksperiencë shumë e bukur ku kryesisht veçoi takimin e aktoren e famshme italiane Claudia Cardinale me të cilën Evcen ka interpretuar në një film. Ajo gjithashtu falënderoi stilistin e saj Georges Hobeika për fustanin të cilin veshi në tapetin e kuq në Kanë.