U gëzuan kur panë qeset e sheqerkave, mbetën të dëshpëruar që brenda gjetën brokoli (Video)

E publikuar: 31/12/2018 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dicte dhe Vincent nga Frederikshavn i Danimarkës, u gëzuan shumë kur një familjar iu dhuroi qeset e sheqerkave.

Ata i hapën me padurim, për të nxjerrë ato që mendonin se janë ushqimet e tyre të preferuara, por shprehja e fytyrës së tyre ndërroi menjëherë, transmeton Telegrafi.

Të vegjlit mbetën të dëshpëruara keq dhe nisën të qanin, kur panë se brendia e ambalazheve është e mbushur me brokoli.

Përkundër skenës qesharake që po ndodhte në dhomën e ditën, qeni i shtëpisë shikonte inferior dhe nuk reagonte aspak. /Telegrafi/