U dënua me burg, Salianji sulmon gjyqtarin

E publikuar: 18/12/2019 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish- deputeti i PD-së Ervin Salianji ka hedhur sulme të ashpra në adresë të gjyqtarit Artan Gjermeni, i cili mori vendimin këtë të mërkurë për dënimin e tij me një vit burg në lidhje me çështjen “babale”.

I ftuar në emisionin Opinion, Salianji u shpreh se gjyqtari është thellësisht i korruptuar, duke përmendur një rast të dikurshëm, kur sipas tij gjyqtari është përplasur fizikisht me një koleg gjyqtar për një histori rozë. Salianji shtoi se në atë kohë iu gjetën 30 mijë euro me vete gjyqtarit, para këto të dyshimta. Sipas ish deputetit gjqytari është në sinkron të plotë dhe nën influencën e shumicës qeverisëse. Madje ai shtoi se Gjermeni ka qenë dhe kandidati kryesor për bashkinë e Lushnjes për socialistët dhe sipas tij shumë shpejt do t’i hyjë dhe politikës.

Salianji: Jo sot nuk do të shkoj në burg. Presim zbardhjen e vendimit dhe do ta apelojmë këtë çështje në Gjykatën e Apelit e cila do të japë vendim final. Nëse e vendosin institucionet po patjetër do shkoj në burg, një burg i sigurisë së ulët. Keta qejfin e kanë patur për pushkatim, por nuk ka më kështu.

Unë nuk akuzohem për asnjë krim. Unë kam denoncuar me emra. Dua të hyj direkt në temë. Unë kam hyrë në politikë pa patur asnjë funksion politik, ndërkohë që gjykatësi kush është? I akuzuar nga ish- kryemionistri për lidhjen me bandën e Lushnjes, i kapur me 30 mijë euro pas një sherri, konflikti banal me histori rozë… po, gjyqtari është përplasur me një tjetër gjykatës për një histori rozë. I akuzuar edhe nga Alfred Moisiu, pasi SHISH e lidhte edhe me bandat. Ky gjyqtar është akuzuar qartësisht ndër vite. Ky personazh që ka gjithë këtë CV të pasur, ka shpëtuar. Të  shohim kur të dali ky njeri përpara vettingut.

Fevziu: Pse prokuroria ju sheh si fajtor? Pse të mos besoj prokurorinë e gjykatën dhe t’ju besoj juve?

Salianji: Artan Gjermeni ka qenë kandidati kryesor në bashkinë e Lushnjes. Do shihni sesi Gjermeni do t’i hyjë politikës në PS.