U.D i Guvernatorit zhvillon takime vjetore me FMN’në dhe Bankën Botërore

E publikuar: 14/10/2017 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të takimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore që po mbahen në Uashington D.C. delegacioni i BQK-së i kryesuar nga U.D i Guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti dhe Koordinatorja për Funksione të Përgjithshme, Shkëndije Himaj, ka zhvilluar takime me zyrtarin e lartë të Thesarit Amerikan, Paul Leonovich dhe ekipin e tij. Në këtë takim U.D i Guvernatorit, Mehmeti ka falënderuar për kontributin që ka dhënë SHBA në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, gjithashtu i shprehi mirënjohje për kontributin e madh që Thesari Amerikan ka dhënë për ndërtimin e kapaciteteve të BQK-së.

Në takim u diskutua për aktivitetet që po ndërmerr BQK për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe për hapat që duhen ndërmarrë që sistemi financiar të ndihmojë për të përshpejtuar rritjen ekonomike.

Lenovich e falënderoi U.d e Guvernatorit Mehmeti për bashkëpunimin shumëvjeçar të Thesarit Amerikan me Kosovën, si dhe shprehi gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës.

Të dy u pajtuan që të vazhdohet tutje me mbështetje nga Thesari Amerikan për zhvillim të mëtejmë të BQK-së në fushat me prioritet.

Gjithashtu U.d i Guvernatorit Mehmeti është takuar me zëvendësdrejtorin e FMN-së, Tao Zhang me të cilin ka shkëmbyer zhvillimet e përgjithshme të sektorit dhe ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që FMN-ja i ka ofruar BQK-së ndër vite.

U.D i Guvernatorit Mehmeti pastaj ka vazhduar takimet me Drejtorin e Departamentit të FMN-së për Evropë, Paul Thomsen, Drejtoreshën e Konstituencës pjesë e së cilës është Kosova, Michaela Erbenova, dhe Zëvendësdrejtoreshën e Departamentit për tregje kapitale dhe monetare, Ratna Sahay.

U.D i Guvernatorit Mehmeti mori mbështetjen për punën e deritanishme të BQK-së dhe vazhdimin e përkrahjes për të ardhmen.