U bllokuan nga bora, çifti u desh të kalojnë natën e parë të muajit të mjaltit në një shkollë (Foto)

E publikuar: 21/03/2018 04:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift i sapo martuar duhej të kalonte natën e tyre pas martesës në një qendër pushimi pasi u bllokuan nga bora.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Sara dhe John Lund, të cilët ishin mes 82 njerëzve që u mbërthyen në autostradën A30 në Devon të dielën natën.

Të porsamartuarit u detyruan të ndalonin dhe të qëndronin në Kolegjin Okehampton në anën veriore të Dartmoor.

Sara Lund tha: “Duke fjetur në dysheme me një batanije mjekësore dhe disa xhaketa, nuk ka qenë nata më romantike”.

Çifti ishte në rrugën e tyre për në muajin e mjaltit, por nuk mund të vazhdonin rrugën pasi kjo pjesë u godit nga kushtet e motit të trazuar.

Një shtrirje 64 milje e rrugës kryesore midis Bodmin, Cornwall dhe M5 në Exeter u mbyll pasi moti i keq çoi në një numër aksidentesh. /Telegrafi/