“U bënë dy vjet që bëj seks në zyrë me kolegun, por lumturisë sime po i vjen fundi”

E publikuar: 30/04/2018 02:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E dashur psikologe,

Kam dy vite lidhje jashtëmartesore me një nga kolegët e mi. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë, ndërsa unë jam e martuar prej 8 vitesh por nuk kam ende fëmijë.

Unë jam 27 vjeç ndërsa ai është 49.

Që ditën e parë që ai ka ardhur në kompani, e dalluam në sytë tanë që pati një shkëndijë.

Pas disa takimesh në punë, ai më ftoi një pasdite për një kafe, dhe kimia jonë ishte e paevitueshme. Pas kafes, disa ditë më vonë më ftoi në një darkë.

Gjeta justifikim për tim shoq dhe dola, sepse vërtetë kisha filluar të fiksohesha shumë pas tij.

Pas darke, kur po më shoqëronte për në shtëpi, më futi në makinë, më puthi… dhe më pas përfunduam duke bërë dashuri në pjesën e pasme të makinës.

Kështu nisi e gjithë lidhja jonë, e cila tani është më e fortë se kurrë.

Por edhe pse ne ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin dhe raporti jonë intim është fantastik. Ne sërish nuk und të jemi bashkë.

Jam e martuar me një person shumë të mirë i cili më do dhe më respekton, por martesa jonë është shumë e mërzitshme.

Ndërsa ai nga ana tjetër, edhe pse dëshiron shumë që të jetojmë bashkë, thotë se nuk mund të ndahet nga gruaja pasi nuk do që fëmijët e tij ta përjetojnë keq këtë divorc.

Nuk di çfarë të bëj… dua shumë që të filloj një jetë të re me të por më duket se ai nuk do të mundet kurrë që të ndahet dhe të pranojë ta nisim nga e parë bashkë”./shkodranews