U akuzua se ka lidhje me “Syrin e Popullit”, VV i përgjigjet PDK-së rreth akuzave ndaj Konjufcës

E publikuar: 24/01/2020 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëvendosje i ka reaguar PDK-së lidhur me pretendimet e këtyre të fundit se kryeparlamentari, Glauk Konjufca është idealogu i organizatës “Syri i Popullit”, pjesëtarët e të cilës u dënuan me burg për vepra të rënda penale.

Është deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ajo që përmes një postimi në Facebook i ka dalë në mbrojtje Konjufcës duke thënë se të njëjtat pretenime janë përpjekje të dështuara për njollosjen e Konjufcës, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, për ta paranadaluar këtë, Gjykata duhet ta trajtojë sa më parë padinë për shpifje të cilën e kishin ushtruar Kurti e Konjufca, ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Sa përpjekjet e dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës!

Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e tash shpifin se ka lidhje me organizatën “Syri i Popullit”.

Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal.

Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit.
PDK duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv.