U akuzua për fjalë raciste ndaj Douglas Costas, reagon Di Francesco: Nuk jam racist, dua respekt

E publikuar: 18/09/2018 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federico Di Francesco ka qenë fjala kryesore në javën e fundit në Seria A, ku në ndeshjen Juventus –Sassuolo, u pështy  dhe u godit me bërryl nga Douglas Costa.

Sulmuesi që është djali i trajnerit të Romës, Eusebio Di Francesco, është akuzuar se ka përdorur fjalë raciste ndaj sulmuesit brazilian.

Douglas Costa ka kërkuar falje për sjellën, por mes rreshtave ka lënë të kuptohet që sjellja e tij e kishte një motiv kur e pështyu Di Francescon.

Nuk ka vonuar shumë dhe Di Francesco ka reaguar.

“Jam thellësisht i shqetësuar me akuzat dhe shpikjet që janë publikuar në disa media. E gjithë kjo është ofendim dhe nënçmim”.

“Nuk lejoj që sjellje apo fjalë raciste të cilat nuk janë në përputhje me vlerat e mia etike dhe janë rezultati i imagjinatës së njerëzve të më drejtohen mua. Kërkoj të më respektojnë!”, ka thënë ai.

Costa pritet të dënohet deri në pesë ndeshje për gjestin e tij. /Telegrafi/