Twitter u kërkon “urgjentisht” ndërrimin e fjalëkalimeve plot 336 milion përdoruesve

E publikuar: 04/05/2018 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Twitter kërkoi nga 336 milion përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre sa më të parë pas zbulimit të një problemi teknik i cili ruante fjalëkalimet të paenkriptuara në sistemet e brendshme të kompanisë.

Kompania tha se problemi ishte zgjidhur dhe nuk kishte pasur informacion për ndonjë sulm kibernetik por u sugjeronte përdoruesve të ndërronin fjalëkalimet.

Zakonisht kompanitë me praktika të mira sigurie ruajnë fjalëkalimet në një formë që nuk lexohen.

Në rastin e Twitter fjalëkalimet maskohen me një teknikë të quajtur “hashing” duke zëvendësuar me numra dhe germa rasti kur ruhen në sistemet e brendshme.

Por si rezultat i një problemi teknik kjo praktikë nuk ka funksionuar siç duhet. /PCWorld Albanian