Twitter redukton në 400 numrin e ndjekjeve që mund të bëni në 24 orë

E publikuar: 10/04/2019 01:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në përpjekje për të luftuar përhapjen e spamit dhe llogarive robotike të cilat popullojnë platformën, Twitter lajmëroi ditën e sotme se do të ndryshojë rregullat në mënyrë që përdoruesit të ndjekin maksimumi 400 llogari në ditë.

Ndryshimi është një zbritje e ndjeshme e kufirit të mëparshëm që ishte 1,000 ndjekës. Megjithatë 400 është shifër më e lartë sesa një përdorues mesatar ndjek në gjatë një periudhe 24 orëshe.

Twitter thotë se është përpjekjeve për të ndërtuar një shërbim të shëndoshtë për të ndaluar spamin dhe abuzimin.

Ndryshimi i kësaj rregulloreje është përpjekja e fundit e Twitter për të luftuar abuzimin. Vitin e kaluar kompania sulmoi cicërimat nga disa llogari për një përmbajtje të caktuar.

Gjithashtu shtoi mjete raportimi për të lejuar njerëzit të etiketojnë robotët si dhe adresoi procesin e verifikimit që u kërkon përdoruesve një numër telefoni dhe adresë e-mail-i kur krijojnë një llogari të re.

Twitter thotë se ndjekja në masë e përdoruesve të tjerë bëhet me qëllim që të tërhiqet vëmendja e tyre dhe të ndjekin pas. /PCWorld Albanian